Tata Motors e Indisë të mërkurën lansoi një model elektrik të “hatchbackut” të saj të njohur Tiago me një çmim fillestar prej 10.370 dollarë, duke e bërë atë automjetin elektrik më të përballueshëm në vend, shkruan Reuters.
Tata është i vetmi prodhues i automjeteve që aktualisht po ndërton automjete elektrike në Indi dhe Tiago EV pritet të vazhdojë udhëheqjen e saj në tregun e veturave elektrike të vendit, edhe nëse shumica e këtij suksesi është për shkak të subvencioneve qeveritare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTiago EV është dukshëm më i lirë se veturat elektrike tjera në Indi. Kina, megjithatë, ka disa modele EV që fillojnë nga 4.500 dollarë.
Versioni më i lirë i Tiago EV do të ketë një distancë prej 250 km me një karikim të vetëm, ndërsa një version më i shtrenjtë do të ofrojë një distancë prej 315 km.