Tata Motors e Indisë të mërkurën lansoi një model elektrik të “hatchbackut” të saj të njohur Tiago me një çmim fillestar prej 10.370 dollarë, duke e bërë atë automjetin elektrik më të përballueshëm në vend, shkruan Reuters.
Tata është i vetmi prodhues i automjeteve që aktualisht po ndërton automjete elektrike në Indi dhe Tiago EV pritet të vazhdojë udhëheqjen e saj në tregun e veturave elektrike të vendit, edhe nëse shumica e këtij suksesi është për shkak të subvencioneve qeveritare.
Tiago EV është dukshëm më i lirë se veturat elektrike tjera në Indi. Kina, megjithatë, ka disa modele EV që fillojnë nga 4.500 dollarë.
Versioni më i lirë i Tiago EV do të ketë një distancë prej 250 km me një karikim të vetëm, ndërsa një version më i shtrenjtë do të ofrojë një distancë prej 315 km.
-
Volkswageni planifikon një model elektrik që do të kushtojë 20 mijë euro
-
Volkswageni ul në mënyrë drastike çmimet në Kinë
-
Porosia e parë të enjten, kaq kushton vetura e parë elektrike turke
-
Vetura elektrike më e shitur tërhoqi një milion klientë në dy vjet
-
General Motors zbulon veturën elektrike më të lirë në botë