Me një distancë prej 200 ose 300 kilometrash dhe një çmim fillestar prej rreth 8500 euro, Wuling HongGuang është i parezistueshëm për shumë blerës si një veturë e vogël elektrike për qytet, shkruan AutoCar.
Wuling HongGuang u zhvillua në bashkëpunim midis SAIC të Kinës dhe prodhuesit amerikan të veturave General Motors (GM). Falë popullaritetit të saj në mesin e blerësve të rinj, vetura e vogël elektrike ka qenë në krye të statistikave të shitjeve kineze si dhe në mbarë botën për dy vjet.
Ajo ka qenë vetura elektrike numër një në botë për gjashtë muajt e fundit, me më shumë se një milion njësi të shitura që nga fillimi i saj në korrik 2020.
Modele të veçanta, si GameBoy Edition, i cili rriti masivisht pjesën e blerësve meshkuj, gjithashtu ndihmuan në këtë statistikl.
Ky mjet ka motorë me 20, 27 dhe 40 kuaj fuqi (në varësi të versionit), shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h dhe në kushte ideale zë deri në katër persona.
