Taksi fluturuese që do të përbëhet nga një dron do të transportojë katër pasagjerë dhe bagazhe, në distanca deri në 200 kilometra, njoftoi të enjten Volkswagen. Projekti është për tregun kinez, shkruan Autocar.
Taksia fluturuese ka tetë rotorë për ngritjen dhe dy helikë të tjerë për fluturimin horizontal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kreut të VW-së në Kinë, Stephan Wollenstein, ky është një produkt i përshtatur për klientët në Kinë, "nevojat e tyre për lëvizshmëri vertikale" dhe afinitetin për teknologjitë moderne.
Disa fluturime testuese janë planifikuar për këtë vit, për të optimizuar konceptin.
Testet për drejtim më të avancuar, me një dron të përmirësuar, do të bëhen në fund të verës së vitit të ardhshëm.