Nga afro 395 mijë mjete me të drejtë qarkullimi në Kosovë, vetëm 62 prej tyre janë elektrike, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, të enjten MPB-ja në një përgjigje për KOHËN ka njoftuar se vetëm 62 mjete me të drejtë qarkullimi në Kosovë, janë modele elektrike. Prej 62 sosh, 14 janë të brendit Peugeot, si brendi më i përhapur në Kosovë në këtë sektor. Pas saj, vjen Mistubishi me 9, ndërsa Volksageni e Zhidou me nga 6. Lideri botëror me vetura elektrike, Tesla, në Kosovë është i pranishëm me vetëm katër njësi.
Sa i përket të dhënave për vitin 2021, janë vetëm 16 vetura elektrike që janë regjistruar për herë të parë.
Vetura tradicionale, me djegie të brendshme, me të drejtë qarkullimi në Kosovë janë saktësisht 394 mijë e 831, sipas MPB-së.
KOHA raportoi muajin e shkuar për mungesën e strategjisë shtetërore për të shmangur varësinë nga qymyri.