Auto

Veturat elektrike në Kosovë ndotin ajrin më shumë se ato tradicionale

Foto: Reuters
 

Veturat elektrike janë armë që bota po e shfrytëzon për të mposhtur ngrohjen globale, por kjo nuk ka efekt në disa prej vendeve të botës, për shkak të ndotjes më të madhe të ambientit se veturat që përdorin benzinë. E Kosova është më e dobëta në këtë aspekt në Evropë, kanë treguar të dhënat e fundit.

Në Kosovë veturat elektrike emetojnë më shumë dyoksid karboni, sepse rryma që merret për mbushje, ka për burim thëngjillin dëmtues për ajrin, sipas të dhënave të “Radiant Energy Group”.