Një nga organizatat më të mëdha për mjedisin ka sulmuar industrinë gjermane të veturave. Deutsche Umwelthilfe (DUH) dëshiron që BMW-së dhe Mercedes-Benzit t’u ndalohet me ligj prodhimi i veturave me benzinë dhe naftë, raporton revista HAK.
Shoqata paditi dy prodhuesit e veturave në gjykatat rajonale në Munih dhe Shtutgart. Me flotën e tyre që është veçanërisht e dëmshme për klimën, me SUV të shumtë, BMW-ja dhe Mercedes-Benzi po shkelin të drejtën themelore për mbrojtjen e klimës, thonë nga kjo shoqatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMercedes-Benz ka njoftuar se do të mbrohet me të gjitha mjetet ligjore.
Në fakt, të dy kompanitë tashmë po planifikojnë të zvogëlojnë emetimet e gazit në modelet e reja të veturave dhe ta çojnë në zero këtë përqindje në të ardhmen.
Greenpeace bëri një kërkesë të ngjashme për urdhër gjykate ndaj Volkswagenit në fillim të shtatorit. \autoblog