Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një shoqatë e mjedisit akuzon industrinë gjermane të veturave

Një nga organizatat më të mëdha për mjedisin ka sulmuar industrinë gjermane të veturave. Deutsche Umwelthilfe (DUH) dëshiron që BMW-së dhe Mercedes-Benzit t’u ndalohet me ligj prodhimi i veturave me benzinë ​​dhe naftë, raporton revista HAK.

Shoqata paditi dy prodhuesit e veturave në gjykatat rajonale në Munih dhe Shtutgart. Me flotën e tyre që është veçanërisht e dëmshme për klimën, me SUV të shumtë, BMW-ja dhe Mercedes-Benzi po shkelin të drejtën themelore për mbrojtjen e klimës, thonë nga kjo shoqatë.

Mercedes-Benz ka njoftuar se do të mbrohet me të gjitha mjetet ligjore.

Në fakt, të dy kompanitë tashmë po planifikojnë të zvogëlojnë emetimet e gazit në modelet e reja të veturave dhe ta çojnë në zero këtë përqindje në të ardhmen.

Greenpeace bëri një kërkesë të ngjashme për urdhër gjykate ndaj Volkswagenit në fillim të shtatorit. \autoblog

Artikuj të ngjashëm