Bashkëpunimi midis zinxhirit të njohur të supermarketeve në Francë E.Lecerlc dhe Renault Group, tashmë ka dhënë frytet e para, katër muaj pas firmosjes së marrëveshjes midis dy gjigantëve francezë.
Shumë shpejt, klientët e E.Leclerc do të mund të marrin me qira veturat elektrike Dacia Spring për vetëm pesë euro në ditë, pa llogaritur këtu shpenzimet dhe mirëmbajtjen.
Njësitë e Dacia Spring do të jenë në dispozicion për t’i marrë me qira në 510 përfaqësi të E.Leclerc në Francë.
Dacia prodhohet në Rumani, por është blerë nga Renaulti tash e sa vite.
Deri në fund të pranverës, të gjitha njësitë e porositura të Dacia Spring dhe Renault ZOE do t'i dorëzohen kompanisë E. Leclerc.
Me një euro më shumë në ditë, mund të merret Renault Zoe.
Edhe
Dacia Spring lansohet si vetura më e lirë elektrike në Evropë
Regjistrimi i të interesuarve për këto shërbime është hapur më 20 mars.
Më 12 tetor të vitit të shkuar, E.Leclerc njoftoi se në dy vitet e ardhshme synon të zgjerojë numrin e stacioneve të mbushjeve për vetura elektrike në 5.000, kurse deri më 2025 në 10.000. \revijahak
