Fordi është duke shikuar mundësinë që deri në vitin 2030 të gjitha makinat në Evropë t’i ketë elektrike.
Kompania amerikane e veturave ka bërë të ditur se do të shpenzojë deri në 1 miliardë dollar në riorganizimin e fabrikës që ka në Cologne të Gjermanisë, shkruan AP. Po ashtu, kjo fabrikë do të jetë baza e prodhimit të baterisë që përdor edhe Volkswageni, ka thënë Stuart Rowley, president i Fordit për Evropën, gjatë një konference online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy njoftim vjen vetëm pak muaj pasi rivali i tij amerikan General Motors bëri të ditur se do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2035.