Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fotografohet gjatë testimeve modeli i ri elektrik i Volkswagenit

Është kapur gjatë testimeve versioni tërësisht elektrik i Volkswagenit “ID.6 SUV”. Ai pritet të lansohet vitin e ardhshëm për tregun kinez, teksa s’ka asnjë fjalë për tregun evropian.

Modeli i ri ishte paralajmëruar si koncept në panairin e 2019-s në Shangai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“ID.6” do të ketë fytyrën e njëjtë të familjes “ID”, me drita e formën e njëjtë të strukturës.

Edhe pjesa e pasme e automobilit do të jetë identike me modelin “ID.4”, shkruan "Auto-Express".

Ngjashmëritë nuk mungojnë as në brendi të modelit. “ID.6” do të ketë një çift motorësh elektrikë, një para dhe një pas në veturë, që bashkë kanë kapacitet prej 302 kuajfuqish e përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për më pak se shtatë sekonda.

Ende s’dihet sa mund të ecën kjo veturë me një mbushje të plotë të baterisë.

{gallery}