Prodhuesi gjerman i automjeteve me performancë të lartë, Porsche, zyrtarisht paralajmëron se Panamerën e përditësuar do ta prezantojë më 26 gusht.
Porsche, po ashtu, ka publikuar edhe videon duke bërë xhirot në pistën e njohur të garave, Nurburgring, transmeton KOHA. Panamera Turbo S këtë pistë e kaloi për 7:29.81 minuta, gjë që është rekordi i ri në kategorinë “Executive Cars”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPorsche Panamera Turbo S pritet të ketë motor benzinë 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 634 kuajfuqi.
{gallery}
Gjithashtu, Panamera e përditësuar vjen me drita të reja dhe mbrojtësit e rinj, si dhe me enterier të modifikuar. Për më shumë detaje, mbetet t’i kuptojmë deri në fund të muajit atëherë kur do të prezantohet.