Torsus ka prezantuar automjetin më të ri Terrastorm, i përshtatshëm për çdo terren të vështirë. Makina ka një kapacitet prej 20 vendesh, për zhvillimin e së cilës është përdorur si bazë platforma e Volkswagen Crafter 4Motion dhe MAN TGE.
Minibusi vjen në versione të ndryshme dhe sipas Torsus, është i përshtatshëm për individë, kompani që kanë nevojë për një automjet të besueshëm dhe të fuqishëm, shkruan abcnews.al.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Terrastorm i ri tregon ambicien tonë për të vendosur standarte të reja në tregun e minibusëve me ngarkesë të rëndë 4×4. Ndërtuam Torsusin që do të ndryshojë mendimin e njerëzve për automjetet komerciale, dhe Terrus Terrorm është hapi tjetër për ta bërë realitet këtë gjë.“, tha Vakhtang Dzukashvili, themelues i Torsus.
Përsa i përket motorit, prodhuesi nuk ka dhënë detaje, përpos faktit që duhet të plotësojë specifikimet e Euro6. Debutimi i Terrastorm pritet të bëhet në fund të këtij muaji, ndërsa shitjet do të nisin në shtator/abcnews.