Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Francezi vë në shitje koleksionin e tij të mbi 100 veturave, 9 prej tyre Lamborghini shumë të rrallë

Isha shoferi i garave sportive ka vendosur koleksionin e tij të super veturave në ankand online.

Marcel Petitjean, ish shoferi francez i garave me vetura ka filluar koleksionimin e veturave të rralla dhe të vlefshme që nga viti 1960 me synim që të hapte një muze, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Atij, duket se i pëlqejnë Lamborghinit më së shumti, pasi ka 9 të tillë në koleksionin e tij.

{gallery}

Shtëpia e ankandit ku do të shitet koleksioni i tij, thotë se veturat janë mbajtur në një garazh dhe nuk janë vozitur për vite me radhë.

Koleksioni Petitjean do të dal në ankand nga 3 qershori deri më 11 qershor, raporton businessinsider.

Në koleksioni janë afër 100 vetura, përfshirë 2 traktor Porsche dhe 9 Lamborghini, dy të modelit Countach, një Diablo, një Espana, një Islero, një Jalpa, një Jarama, një Miura dhe një Urraco.

Më poshtë janë disa prej super veturave të tij, të cilat janë të rralla për tu gjendur edhe në muze.