Të pasionuarit pas makinave do të jenë në gjendje ta kenë në dorë një veturë të rrallë Lancia B24 Spider America muajin e ardhshëm, kur kjo veturë të dalë në ankand si pjesë e një flote prej rreth 230 veturave të rralla klasike që u gjetën në magazina dhe në një kishë të braktisur në Holandë, raporton CNN.
Sipas organizatorëve të ankandit, këto vetura klasike, që besohet se kapin vlerën e miliona eurove, i përkisnin biznesmenit nga Dordrechti, Ad Palmen 82-vjeçar, që kishte filluar të koleksiononte makina 40 vjet më parë.
Për shkak të shëndetit jo të mirë, Palmen nuk mund t’i mbante veturat dhe ato u blenë nga Gallery Aaldering, një kompani që merret me shitje të veturave që drejtohet nga Nico dhe Nick Aaldering. Nuk është bërë e ditur se për sa ishin blerë këto vetura.
“Koleksioni Palmen Barnfind” do të dalë në shitje në Holandë më 19 maj, si pjesë e një ankandi të organizuar nga Gallery Aaldering dhe Classic Car Auctions.
“Ky koleksion është me të vërtetë një mundësi unike për entuziastët dhe koleksionuesit e veturave në mbarë botën. Ne jemi të lumtur të nxjerrim në ankandë këto vetura të rralla”, është thënë në një deklaratë të Nico dhe Nick Aaldering.
Carlo Te Linfelto, shefi i marketingut të Gallery Aaderling, tha për “CNN” se koleksioni ku gjendet një Mercedes 300 S i kaltër, një Ferrari 365 i kaltër dhe një Alfa Romeo Spider, ishin ruajtur në sekret, derisa shpërtheu një zjarr i madh në magazinën e Palmenit. Një ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve i shpëtoi veturat.
Në mesin e modeleve ka marka si Maserati, Jaguar, Aston Martin, BMW e Faqcel Vegas dhe janë në gjendje shumë të mirë.
Edhe
Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh
“Këto makina janë në gjendje të shkëlqyeshme. Z. Palmen nuk mblodhi vetëm marka të shtrenjta, por edhe vetura që mendonte se ishin të bukura”, thotë Te Lintelo.
“Ky koleksion përfshinë makina që janë shumë të veçanta. Është një Lancia B4 Spider America. Vetëm për t’ju dhënë një ide, vetëm ajo makinë do të shitet nga 600 mijë deri 700 mijë euro. Janë makina shumë të rralla. Nëse janë në gjendje perfektë, mund të shiten edhe deri në 1 milion e euro”, është thënë nga Te Lintelo.
Te Lintelo ka thënë se ka shumë pyetje pa marrë përgjigje, pasi Palmen është shumë i sëmurë për të treguar historinë.