Motortrend ka realizuar një listë me “veturat e së ardhmes”.
Hyundai Prophecy Concept
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAshtu siç edhe tregon emri, kjo është një veturë koncepti, dhe një dizajn që kurrë nuk do ta vozisni. Arsyeja? Timoni është zëvendësuar me dy joystick-a, si veturat e ëndrrave të përjetshme.
Sidoqoftë, kjo veturë quhet Profeci, dhe emri nuk është zgjedhur pa arsye. Është koncept, po, por edhe ka formën e cila tregon për versionin e veturave të së ardhmes me bateri dhe rrymë.
Më së shumti për t’u përmendur është forma e dizajnuar për të minimizuar rezistencën e ajrit. Për shembull hunda e veturës si Modeli – 3 i Hyundai, dhe bishti i kthyer me kujdes e bën këtë veturë shumë aerodinamike. Mos u befasoni nëse e shihni këtë formë të veturës për disa vite në të ardhmen të prodhuar me shumicë nga fabrikat e veturave elektrike.

Cadillac Celestiq
Vetura Celestiq e Cadillac-ut është veturë e madhe elektrike me katër dyer, për katër udhëtarë, me rrota të mëdha dhe një bagazh masiv. Do të jetë një veturë perfekt për udhëtime të gjata, e ndërtuar me porosi, me shumë hapësirë sidomos në ulëset e gjerë të prapme. Kulmi prej xhami me ngjyrë shtrihet nga xhamat e përparmë e deri te bagazhi i veturës. Secila veturë e ndërtuar me porosi do të ketë detaje të pasura si për shembull petale të luleve të integruara në dekorin prej akriliku. Celestiq do të funksionoj me arkitekturën e veturës elektrike BEV3, e cila përdor bateri Ultium të cilat mbushen shpejt, dhe gjenden nën dyshemenë e veturës.

Toyota GR86
Toyota dhe Subaru janë duke bërë ndryshime të mëdha për versionin e dytë të veturës që është bashkëdyzim i Toyota 86 dhe Subaru BRZ. Gjëja që më së shumti do të përmendet është vetura me një njësi 2.4 litërshe e cila prodhon 260 hp dhe 277 lb-ft kuaj fuqi i gjetur ne Subaru Ascent, por do të ketë 55hp dhe 122lb-ft më shumë se Toyobaru i tashëm. Pritet që Toyota të furnizoj detajet e vogla të këtyre coupeve, me siguri versionin e platformës modulare TNGA që ka Toyota.
