Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lambo bën tjetër paralajmërim të modelit hibrid

Pak javë para panairit të automobilave në Frankfurt, Lamborghini ka bërë një tjetër paralajmërim të atij që pritet të jetë modeli hibrid i kompanisë.

Në Instagram, kompania ka publikuar një video teksa vizatohet dizajni i automobilit të ri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi gati për panairin. Po ju?” ka shkruar kompania teksa ka etiketuar llogarinë zyrtare të panairit në Gjermani.

Deri tash është raportuar se ky mund të jetë versioni i prodhuar i konceptit Terzo Millennio që ishte paralajmëruar më 2017.

Teksa në paralajmërimet e shkuara u dhanë më pak detaje, skicat e fundit zbulojnë më shumë, por prapë gjithçka mbetet enigmë.

Qysh nga shkurti i vitit 2019 është raportuar se Lambo do të lansojë në këtë panair një model hibrid. Vetëm 63 njësi pritet të prodhohen me çmim prej 2.5 milionë dollarësh secili. Ai do të ketë motor elektrik për ngasje me rrotat e përparme, ndërsa do të kombinohet me motorin 6.5-litërsh me djegie. Kombinimi ofron 838 kuajfuqi.

Mbetet të shihet çfarë do të zyrtarizohet më 12 shtator.