Kompani e njohur gjermane AC Schnitzer, e cila merret me modifikimin e veturave, tani në ofertën e saj ka edhe paketën për modifikimin e modelit elektrik i3 të BMW-së.
AC Schnitzer për këtë BMW i3, ndër të tjera, ka zgjedhur amortizatorët e rinj gjë që tani ky model elektrik për qytet është më i ulët për 20 mm për dallim nga ai standard, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, kjo kompani ka zgjedhur edhe mbrojtësin e përparmë “AC Schnitzer” shtesë (spoiler), mbrojtësin e pasmë “AC Schnitzer” shtesë (spoiler) mbi çati, etiketën “AC Schnitzer”, pedalet “AC Schnitzer”, etj.
Sa i përket motorit, ky i3 me pamje të re sipas AC Schnitzer tani ka motorin e përforcuar në 192 kuajfuqi.
Për më tepër, shikoni videon.
-
Pas “trajtimit” nga AC Schnitzer, X3 M Competition vjen më i fuqishëm
-
AC Schnitzer me ofertë të re për modifikimin e Series 3 të ri
-
AC Schnitzer me paketë të re për BMW M2 Competition, përforcohet në 500 kuajfuqi
-
AC Schnitzer me oferta të reja për BMW X4
-
BMW Series 8 i ri merr pamje ‘agresive’ nga AC Schnitzer