Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

MINI zbulon dy super vetura me mbi 300 kuajfuqi

MINI ka prezantuar versione të përditësuara të John Cooper Works Clubman dhe atij John Cooper Works Countryman.

Që të dy këto vetura i janë nënshtruar përditësimeve të mëdha që nga motorët, pamjen e jashtme e brendshme e një kuti marshi të ri, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy veturat kanë motorin e njëjtë 2.0 litërsh me katër cilindra me benzinë, ashtu si më parë, por tani të përditësuar.

Motorët tani prodhojnë 74 kuajfuqi më shumë, konkretisht 302 kuajfuqi si dhe kanë sistemin me të gjitha rrotat aktive të MINI-t, ALL4 e marsh me nëntë shpejtësi automatike.

John Cooper Works Culbman shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.9 sekonda ndërsa ai Countryman për 5.1 sekonda, që i bie 1.5 sekonda më të shpejt se modelet paraprake të tyre.

Që të dyja veturat kanë shpejtësinë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë

John Cooper Works Culbman ka çmimin fillestar prej 39 mijë eurosh ndërsa ai Countryman prej 41 mijë euro ndërsa pritet të dalin në shitje në korrik të 2019-ës.

{gallery}