Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Njihuni me MINI John Cooper për 2019

Pas kthimit në treg të modeleve hatchback dhe kabriolet, të cilat u tërhoqën për shkak të standardeve të reja të emetimit WLTP, MINI ka njoftuar një galeri fotosh të John Cooper Works.

MINI përsëri do të ketë dy nga modelet më të fuqishme që mbajnë shenjën e John Cooper Works nga marsi 2019, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy automjetet janë të pajisura me një turbombushës 2.0-litra për të cilin, pavarësisht ndryshimeve mjedisore, MINI pretendon të ketë ende 230 kuaj fuqi. Motori është çiftuar me një transmetim manual me gjashtë shpejtësi ose me një automatik tetë-shpejtësie.

JCW Hatch përshpejton deri në 100 km/h për 6.3 sekonda, ndërsa versioni kabriolet arrin të njëjtin përshpejtim në 6.6 sekonda. Konsumi i karburantit dhe emetimet e CO2 janë përshtatur me standardet Euro 6d-TEMP, dhe të dy modelet kanë një filtër të duhur të grimcave të benzinës dhe një sistem të drejtimit eko.