Skoda ka publikuar fotografinë e parë të versionit të ri të modelit Superb që pritet të lansohet së shpejti.
Si pjesë e ndryshimeve, kompania çeke ka vendosur te modeli Superb vetëm ndryshimet minore në pamjen e jashtme, ndërsa ka marrë teknologjinë nga Volkswagen Passati i fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuperb 2019 do të vijë edhe me teknologjinë hibride për herë të parë. Kompania planifikon të përdorë sistemin e Passatit GTE duke kombinuar një motor 1.4-litërsh me një tjetër elektrik për të arritur bashkë në 215 kuajfuqi.
Superb i ri do të vijë me tri versione benzinë e katër dizelë, me 148 deri 270 kuajfuqi. Do të kenë marsh manual me gjashtë shpejtësi, me modelin më të fuqishëm me shtatë shpejtësi DSG e sistem që tërheqë me katër rrota.