Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golit të shënuar ndaj Interit që ishte goli i 600 me klube në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi mendohet se ka shpenzuar 11 milionë euro për një supermakinë jashtë serie.
Sipas Marca, mund të jetë pikërisht futbollisti i famshëm blerësi i “Voiture Noire”, makinës më të fundit të markës Bugatti, që është prodhuar vetëm në 1 njësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse ky lajm do të jetë i vërtetë, atëherë bëhet fjalë për shifrën më të lartë që është paguar ndonjëherë për një makinë. Ky xhevahir do të jetë gati pas 2 vitesh, transmeton TCH.
Gjithsesi, për Cristianon që paguhet 30 milionë euro në sezon, kjo nuk është ndonjë sakrificë e madhe.
{gallery}