Cristiano Ronaldo ka paditur Juventusin në gjykatën në Torino dhe kërkon 20 milionë euro, raporton Gazzetta dello Sport.
Portugezi vendosi t'i kërkonte paratë që pretendon se klubi italian ia ka borxh, saktësisht 19.9 milionë euro, përmes gjykatës pasi Juventusi nuk deshi t'i paguante as pas dy vjetësh.
Juventusi ia uli rrogën Ronaldos pak para COVID-19 në vitin 2020, si dhe të gjithë lojtarëve të tjerë, për të kursyer para sepse nuk kishte të ardhura nga biletat dhe ndeshjet, dhe më pas në vitin 2021, pas shpërthimit të pandemisë, drejtuesit e klubit folën me secilin lojtar individualisht për uljen e pagës së tyre.
Ronaldo ra dakord që Juventusi t'i paguante 11 milionë euro në vend të 31 që fitonte, dhe klubi torinez u zotua t'i jepte pjesën tjetër kur të konsolidohej financiarisht.
Juventusi nuk i pagoi kurrë ato para, ndaj Ronaldo vendosi t’i padisë.