Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golit të shënuar ndaj Interit që ishte goli i 600 me klube në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi mendohet se ka shpenzuar 11 milionë euro për një supermakinë jashtë serie.
Sipas Marca, mund të jetë pikërisht futbollisti i famshëm blerësi i “Voiture Noire”, makinës më të fundit të markës Bugatti, që është prodhuar vetëm në 1 njësi.
Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë, atëherë bëhet fjalë për shifrën më të lartë që është paguar ndonjëherë për një makinë. Ky xhevahir do të jetë gati pas 2 vitesh, transmeton TCH.
Gjithsesi, për Cristianon që paguhet 30 milionë euro në sezon, kjo nuk është ndonjë sakrificë e madhe.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Ronaldo feston titullin e Italisë me një veturë të rrallë Bugatti Centodieci
-
Koleksioni i makinave të Ronaldos, “perla” e fundit vlen 400 mijë euro
-
Ronaldo padit Juventusin
-
Bugatti Centodieci, “bisha” e Ronaldos – janë vetëm 10 të tilla në botë
-
Çmimi dhe vetura luksoze e Ronaldos është e jashtëzakonshme