Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka festuar titullin e Series A të Italisë të fituar në fundjavë, duke blerë një veturë të rrallë Bugatti Centodieci, në vlerë rreth 9.5 milionë euro, shkruan “Tuttosport”.
Ronaldo 35-vjeçar ka fituar titullin e dytë të Italisë me Juventusin. Ai shënoi 31 gola në 33 ndeshje për Juven.
Për të festuar titullin ai ka blerë një Bugatti të ri zyrtarisht, por duhet të pres deri në vitin 2021 që të pranojë veturën e re.
Bugatti do të jetë me ngjyra bardhë e zi, si fanella e Juventusit.
Vetura e kap shpejtësinë 380 kilometra në orë dhe ka 1600 kuaj fuqi.
Vetura arrin shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë për vetëm 2.4 sekonda. Centodieci është version më i rafinuar se Bugatti Chiron, të cilën po ashtu e posedon Ronaldo.

-
Bugatti Centodieci, “bisha” e Ronaldos – janë vetëm 10 të tilla në botë
-
Me dhuratën e re, koleksioni i veturave të Ronaldos arrin vlerën e dhjetë milionë eurove
-
Ronaldo padit Juventusin
-
Çmimi dhe vetura luksoze e Ronaldos është e jashtëzakonshme
-
Futbollistët e Real Madridit shpërblehen me nga një BMW