Auto

BMW X5 përforcohet në 515 kuajfuqi nga McChip-DKR

Foto: BMW Blog

Modeli standard X5 M50d i BMW-së është me kapacitet prej 400 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.2 sekonda.

Nëse për dikë kjo është e pamjaftueshme, atëherë në dispozicion janë disa paketa për përforcim të motorit të këtij modeli nga kompani që merret me modifikimin e veturave, McChip-DKR, transmeton Koha.net.

Image

Fjala është për paketën “Stage 1” e cila përfshinë përforcimin X5 M50d në 470 kuajfuqi (ku shpejtësinë maksimale e arrin deri në 280 km/h), si dhe paketa “Stage 2” e cila përfshinë pëforcimin në 515 kuajfuqi (përmes së cilës ky model shpejtësinë maksimale do ta arrinte deri në 285 km/h).

McChip-DKR ende nuk ka zbuluar të dhënat për shpejtësinë deri në 100 km/h, por pritet që të dy versionet të arrijnë deri në 100-sh për më pak se 5 sekonda.