Auto

Brabus zbulon Smart Fortwon e re ekskluzive në version kabrio

Foto: Motor1

Është shfaqur edhe një model i veçantë i kompanisë së njohur Brabus, Smart Fortwo në version kabrio. Ky model i veçantë vjen në edicion të kufizuar e të quajtur Brabus Ultimate Shadow E Limited Edition, të cilin do ta prezantojë në panairin e veturave në Gjenevë.

Ky model ekskluziv, ndër të tjera, vjen me interier prej lëkure me ngjyrë të kuqe, ulëset me logon “Brabus” në mbështetësin e kokës, timonin sportiv prej lëkure, pedalet sportive, tepihët “Brabus”, disa detaje nga fibra të karbonit si dhe mbështjellësin e çatisë me ngjyrë të kuqe.

Në paketë përfshihen edhe rrotat e reja e të gjerë prej 18-inç nga alumini, amortizatorët e modifikuar, mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësi anësor të zgjeruar, si dhe mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer), transmeton Koha.net.

Gjithashtu, për Brabus Ultimate Shadow E Limited Edition si bazë ka shërbyer Fortwo Cabrio EQ Drive, i cili ka motor elektrik me kapacitet prej 68 kW/92 kuajfuqi dhe me vetëm një mbushje të baterisë mund të kalojë deri në 125 kilometra.

{gallery}

Ultimate Shadow E Limited Edition, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 10,9 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 130 km/h.

Sa i përket çmimit, një Smart i tillë i veçantë kushton 64.900 euro ndërsa do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 28 kopjeve.

Brabus, po ashtu, ka zbuluar edhe varkën e quajtur 500 Shadow OPS e cila është më e fuqishme se versioni bazë i saj, përcjell Koha.net. Brabus 500 Shadow OPS vjen me dy motorë elektrikë të cilët kanë fuqi në total prej 368 kW/493 kuajfuqi, dhe kjo është e mjaftueshme që kjo varkë të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 50 nyje ose 150 km/h.