Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Brabus sjell dy “bisha” të reja nga G-Class

Brabus nuk ka të ndalur, tani sjell dy modele të reja të saj që duken të sikur “bisha”.

Fjala është për Brabus Black Ops 800 dhe Shadow 800, të cilët janë të bazuar në modelin G63 S të AMG-së dhe kanë motorët e ngjashëm me kapacitet prej 800 kuajfuqi, si dhe vijnë në seri të kufizuar prej vetëm 10 kopjeve, transmeton Koha.net.

Cilat janë dallimet mes këtyre dy “bishave”?

Të dytë kanë motorin 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 588 kW/800 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijnë për 4.1 sekonda dhe atë maksimale e kanë të kufizuar deri në 240 km/h. Po ashtu, në dispozicion kanë edhe paketën “Brabus Widestar” për aerodinamikën si dhe setin e rrotave “Brabus Platinum Edition” prej 23-inç.

Përveç shkronjës “B” me ngjyrë të kuqë në maskën e përparme të madhe, ngjyra e kuqe vazhdon të theksohet edhe në interierin e versionit Black Ops 800 – duhet pranuar se kombinimi i detajeve me ngjyrë të kuqe, nga karboni, alumini dhe dritave të kuqërremtë LED është shumë tërheqës, duket si një shfaqje private ndriçuese, përcjell Koha.net. Po ashtu, ky version ka një pamje të shkëlqyer dhe ka në dispozicion gomat, 305/35 R 23, me mundësi zgjedhjeje – Yokohama, Continetal ose Pirelli.

Edhe Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve Auto 13 o. më parë Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve

Pse një emër kaq provokativ? Kush e di?

Black Ops është një term që nënkupton një operacion sekret (qeveritar apo jo) i cili nuk duhet të lidhet me urdhëruesin e duhur dhe shpesh ai përfshinë organizata/forca paramilitare joqeveritare. Po, është “buka dhe qumështi” për CIA-n, FBI-në, FSB-në, Mossadin, MI6-shin dhe agjencitë tjera botërore dhe ky emër bën që tingujt e G-Classës të jenë më të zhurmshme.

{gallery}

“Bisha” tjetër nga Bottropi, qytet në Gjermani, është njëjtë sikurse një “ninxha” – i pa zhurmshëm, i qetë, kompakt, ekonomik... është vështirë të imagjinohet se si “kamuflohet në tavan dhe mbledh informacione – si një mizë në mur”.

Edhe Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda Arbëri 1 j. më parë Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda

Interieri i versionit Shadow 800 përbëhet nga lëkura me ngjyrë të kombinuar (ngjyrë gri, të zezë dhe të kuqe) e cila flet për ekskluzivitetin që disi lëviz drejt ujërave Pagane – produkteve unike me dëshira dhe fantazi të pronarëve të pasur.

Sa i përket çmimit, Black Ops 800 kushton 245.000 funte ndërsa Shadow 800 290.000 funte.