Në gamën e Brabusit gjendet edhe modeli Ultimate E, versioni i modifikuar i modelit elektrik Smart EQ fortwo.
Ultimate E, ndër të tjera, vjen me eksterier me ngjyrë të zezë, enterier me lëkurë të zezë, timon sportiv me lëkurë, pedalet sportive dhe tepihët “Brabus”, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, Brabus Ultimate E vjen edhe me set të ri të rrotave “Monoblock Y” prej 18-inç e me goma 205/35 R18 të përparme dhe 235/30 R1 të pasme, mbrojtësin e përparmë shtesë, mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e pasmë shtesë, si dhe amortizatorët e modifikuar.
Brabus Ultimate E, po ashtu, ka kapacitet prej 92 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 10,9 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 130 km/h.
Sa i përket çmimit, ky model i modifikuar me dy ulëse kushton 49,449 euro si dhe duhet theksuar se seria e tij është e kufizuar në vetëm 50 njësi.
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Philips OneBlade Pro 360 – Një pajisje, për çdo stil