Kompania e njohur Genesis, nën-brend i Hyundai Motor Group, është duke u përgatitur që të prezantojë Crossoverin e parë për këtë viti dhe tani në internet kanë rrjedhur disa fotografi në të cilat shihet modeli GV80 (2020) i maskuar gjatë testimeve dimërore.
Më herët, ky model është shfaqur në formë të konceptit ndërsa fjala është për Crossoverin me madhësi mesatare i cli do të jetë rival i drejtpërdrejtë i BMW X5 dhe Mercedes GLE, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht maskimit, nga fotografitë mund të shihet se GV80 do të ketë maskën e përparme shumë të ngjashme me atë të G90 (2020), si dhe dy tuba për shkarkim të gazrave. Po ashtu, në foto mund të shihen dritat e tij të pasme dhe xhami i madh i pasmë.
{gallery}
Edhe pse ende nuk është konfirmuar, thuhet se ky model do të bazohet në të njëjtën platformë sikurse të Sedanit të ridizajnuar G80.
Gjithashtu, Genesis GV80 i ri do të jetë në dispozicion me disa motorë duke përfshirë V6 (3.3-litër Twin-Turbo me 365 kuajfuqi) dhe V8 (5.0-litër me 420 kuajfuqi).