Modeli T-Cross i Volkswagenit tashmë i prezantuar, ka filluar të marrë modifikime virtuale dhe tani në internet është shpërndarë pamja e mundshme e këtij modeli në version sportiv GTI.
Autor i modelit të mundshëm T-Cross GTI, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design, ka zgjedhur rrotat më të mëdha nga alumini, frenave me ngjyrë të kuqe, paketën e re për aerodinamikën, si dhe maskën e përparme të re me logon GTI, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, sipas X-Tomi Design, ky VW T-Cross GTI mund të vijë me motor 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 200 kuajfuqi, në kombinim me marshin DSG.