Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, bashkë me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë, kanë publikuar analizën sa i përket politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit në Kosovë.
Siç u tha me këtë rast, 204 lëndë të korrupsionit janë zgjidhur nga organet e drejtësisë. Nga to, 22 janë me aktgjykim me burgim dhe 33 të tjera dënim me gjobë.
Në veçanti ky komision ka bërë një analizë të 27 rasteve, lëndëve të korrupsionit, në të cilat përfshihen zyrtarë në pozita të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë, raporton KsP.
Prej 27 rasteve, tetë të pandehurve u janë shqiptuar dënime me kusht, që kryesisht janë deri 12 muaj, e ndër ta janë zyrtarë të policisë, kryetarë komunash, drejtorë të arsimit komunal, zyrtarë ministrorë që dëmet e tyre janë me miliona euro.
E në mesin e të dënuarve janë edhe elektricistë që kanë shkaktuar dëm në vlerë 500 euro, ndërsa janë dënuar me 39 muaj burgim.
Edhe
Nga 204 lëndë të gjykuara të korrupsionit, vetëm 27 të nivelit të lartë
Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh kryesues i këtij Komisioni, Enver Peci, tha se përmes kësaj analize jepet një mundësi që të përmirësohen dhe të jepet një pasqyrë e përgjithshme bazuar në vendimet e marra gjatë vitit 2018 për rastet e korrupsionit.
Sipas, kryesuesit Peci, duhet angazhim më i madh që të ketë përmirësim, e veçmas tek rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
-
Prokuroria për shtatë të arrestuarit për korrupsion: I shkaktuan dëm të rëndë financiar shtetit
-
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 e 2025, 2.47% janë zyrtarë të profilit të lartë
-
IKD: 37.5% e anëtarëve të Qeverisë kanë probleme me ligjin
-
GLPS: Kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit – 688 ditë