Hilmi Mehmeti është kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Ky institucion është përgjegjës për të hetuar zyrtarët policorë në rast të ndonjë shkeljeje administrative apo dyshimi për vepër penale. Por Mehmeti, i cili më parë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka pezulluar pozitën e tij deri në përfundim të mandatit, shkruan sot Koha Ditore.
Për rastin e tij ka marrë vendim Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK). Sipas AKK-së, ruajtja e vendit të punës në institucionin që ka kompetenca ligjore mbi të nuk paraqet kurrfarë konflikti të interesit. E për koincidencë, shef i kësaj agjencie është Shaip Havolli, i cili, sikurse Mehmeti, ka qenë menaxher në Policinë e Kosovës, dhe po ashtu, pas zgjedhjes në këtë pozitë e ka “pezulluar” vendin e punës deri në përfundimin e mandatit.
Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka kompetencë të ushtrojë kontroll institucional mbi Policinë e Kosovës sikurse edhe me të gjitha institucionet e tjera publike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kthehet në polici ish-kryeshefi i IPK-së të cilin një ministër e suspendoi e një tjetër e shkarkoi
-
Komisioni parlamentar thotë se zbuloi një rrjet kriminel në Inspektoratin Policor
-
Suspendohet kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një polici që në kufi nuk e ka ndalur një person të dyshimtë
-
Kërkohet diskutim me dyer të mbyllura për rastin e intervistimit të Mehmetit nga Komisioni për Siguri