Një ministër e kishte suspenduar, e tjetri e kishte shkarkuar.
Por ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor, Hilmi Mehmeti, nuk ka mbetur pa punë, pasi me tu angazhuar në IPK, e kishte pezulluar pozitën e tij në Policinë e Kosovës.
“Bazuar në kërkesën e poshtëshënuar, informoheni se zyrtari i apostrofuar nga ana juaj është rikthyer në Policinë e Kosovës dhe është sistemuar konform nevojave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë”, thuhet në përgjigjen nga zyra për informim e PK-së.
Mehmeti, para se të shkonte në IPK, në Polici ishte shefi i Sektorit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të Kufirit, ndërsa në përgjigjen e zyrës për informim, nuk është bërë e ditur se në çfarë pozitë është angazhuar aktualisht.
Në Policinë e Kosovës, pezullimi i marrëdhënies së punës dhe rikthimi, rregullohet me një udhëzim administrativ, por si fenomen është i shtrirë edhe në institucione të tjera, si Forca e Sigurisë së Kosovës.
Megjithatë, zyra për media e FSK-së, nga e marta nuk ka arritur të kthejë përgjigje në pyetjet se sa pozita janë të pezulluara, për çfarë pozita bëhet fjalë dhe bazën ligjore për to.
Për deputetin Rexhep Selimi, një praktikë e tillë është e dëmshme për institucionet që kanë pozita të lëna bosh.
Edhe
Zyrtarët që “hetojnë” Policinë i ruajnë vendet e tyre të punës në këtë institucion
Pezullimi i dakorduar i marrëdhënies së punës, parashihet edhe në Ligjin për Shërbimin Civil, por deputetja Shqipe Pantina, konsideron se ligji ka mangësi në dy pika.
“Si mundësi duhet të lejohet pasi kemi raste të ndryshme kur pezullohen pozitat për arsye shkollimi ose shkaqe shëndetësore. Por jo edhe për të punuar në institucione të tjera, si edhe duhet të ketë kufizim kohor, se për sa gjatë mund ta mbajë pozitën e pezulluar”, ka thënë Shqipe Pantina, deputete e PSD-së, anëtare e Komisionit për Administratë Publike
KTV-ja e ka pasur të pamundshme të marrë përgjigje nga Ministria e Administratës Publike, nëse planifikojnë plotësim/ndryshimin të ligjit në këtë pikë.
-
Kërkohet diskutim me dyer të mbyllura për rastin e intervistimit të Mehmetit nga Komisioni për Siguri
-
IPK-ja tregon se drejtori i Policisë po intervistohet në cilësi të dëshmitarit për një rast
-
Kërkohet shkarkimi i kryeshefes së IPK-së
-
Rekomandohet shkarkimi i kryeshefes së IPK-së, Miradije Kelmendi