Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suspendohet kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, ka suspenduar kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, pasi i njëjti është duke u hetuar për dyshimet për punësim të kushëririt të tij në këtë institucion.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar Hilmi Mehmeti.

Ai ka thënë se suspendimi me pagesë është bërë për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij.

Konkursi për punësim në Inspektoratin Policor të Kosovës është anuluar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, në një audioincizim dëgjohet duke ushtruar presion te vartësit e tij për t’ia punësuar djalin e axhës si inspektor.

Lexo edhe: Kryeshefi i IPK-së nuk e sheh si skandal presionin për ta punësuar kushëririn e tij