Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beka: Rasti i Kryeshefit të IPK-së nuk është bash ashtu siç duket - e pandershme të përgjohen kolegët mes vete

21:25 - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, duke folur për rastin e Kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Hilmi Mehmeti, tha se ky rast po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, e kishte suspenduar kryeshefin e IPK-së, Mehmetin, pasi i njëjti është duke u hetuar për dyshimet për punësim të kushëririt të tij në këtë institucion.

Lajmin për suspendim me pagesë e kishte konfirmuar për KTV-në edhe vet Mehmeti, i cili tha se kjo është bërë për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij.

Konkursi për punësim në IPK është anuluar nga MPB-ja. Kryeshefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti, në një audioincizim dëgjohet duke ushtruar presion te vartësit e tij për t’ia punësuar djalin e axhës si inspektor.

Ndërsa Beka, në “Puls” të KTV-së, thotë se ky rast nuk është bash ashtu siç po flitet në opinion.

Edhe Ministri i Brendshëm shkarkon Kryeshefin e suspenduar të IPK-së, Hilmi Mehmeti Arbëri Ministri i Brendshëm shkarkon Kryeshefin e suspenduar të IPK-së, Hilmi Mehmeti

“Rasti i kryeshefit të IPK-së është duke u hetuar, është te prokurori i rastit, pra nëse ka pas ushtrim ndikimi, jo i realizuar, sepse ne e dimë se ata persona nuk kanë qenë në listën e kandidatëve, prandaj kjo ka mundur të jetë një masë që e kanë përdorur kolegët mes vete, dhe kjo është e pandershme që e kanë përgjuar njëri-tjetrin”, thotë Beka.

“Nuk dua ta mbrojë Kryeshefin e IPK-së, absolutisht, por mendoj se rasti është në Prokurori dhe është nën hetim, prandaj duhet të presim”, tha Beka.

Tutje, ai foli edhe për hetimet që tha se po bëhen për falsifikimin e kartelave apo lejeve të armëve. Për këtë çështje, Beka tha se janë arrestuar dy persona.

“Më tutje nuk mundem me fol. Hetimet po vazhdojnë, por më shumë nuk kisha folur pasi rasti është nën hetime”, deklaroi ai.


Beka: S’po na aprovohen akuzat për krime ekonomike e korrupsion

20:20 - Imer Beka, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në emisionin “Puls” të KTV-së, tha se në mbi 85% të lëndëve për krime ordinere na aprovohen akuzat.

Edhe Suspendohet kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti Arbëri Suspendohet kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti

Megjithatë, Beka thotë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka një problem tek lëndët e krimeve ekonomike dhe të korrupsionit sepse “ne nuk jemi të kënaqur me shqiptimin e dënimeve”.

“Neve, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nuk na aprovohen akuzat sikur në lëndët tjera, pra krimeve ordinere, por na refuzohen lëndët e krimeve ekonomike shpesh. Rreth 50% të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike hedhen poshtë, prandaj ne bëjmë ankesë dhe lënda shkon në Gjykatën e Apelit”, deklaroi Beka.

Kryeprokurori Beka thotë se të njëjtët prokurorë i bëjnë këto akuza si për krime ordinere, ashtu edhe për korrupsion, mirëpo për “akuzat për korrupsion dhe krime ekonomike qëllojnë persona që mund të kalojnë më mirë në gjykatë. Kjo është një prej dukurive që na shqetëson”.


“Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë 798 lëndë korrupsioni”

Sonte në emisionin “Puls” në KTV, i ftuar ishte Kryeprokurori i Prokurorisë më të madhe në Kosovë, asaj Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Beka tha se në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë vitit 2017, kanë qenë gjithsejtë 687 kallëzime penale me 1380 persona për keqpërdorim detyre dhe korrupsion.

Edhe Prokuroria mbledh informata për mbledhjen ku u zgjodh kryetari i ri i KPM-së LAJMET E MBRËMJES Prokuroria mbledh informata për mbledhjen ku u zgjodh kryetari i ri i KPM-së

“Në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për keqpërdorim detyre dhe korrupsion i kemi në punë 798 lëndë. Deri në fund të vitit pritet të përfundojnë nga njësiti i kundër korrupsionit, i krijuar brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në këtë njësi kundër korrupsionit punojnë 6 prokurorë që merren vetëm me hetimin e veprave kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, tha Beka.

Në fillim të vitit 2017, sipas Kryeprokurorit Beka, njësiti kundër korrupsion në Prokurori ka trashëguar 295 lëndë me kallëzime penale me 702 persona. “Pra, për korrupsion dhe krime ekonomike, gjatë vitit 2017 kemi pranuar edhe 392 lëndë penale me 678 persona. Në këtë njësit kanë mbetur të paproceduara 196 kallëzime penale dhe mund të them se ne e kemi zvogëluar numrin e lëndëve të kësaj natyre”, deklaroi ai.