Në zyrat e OVL-UÇK-së kanë arritur zyrtarë të Dhomave të Specializuara të cilët kanë ardhur për të marrë dosjet e pranuara dje nga kjo organizatë.
Dy zyrtarët e Dhomave të Specializuara tashme janë në takim me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
Mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj më herët tha se gjatë ditës së sotme po presin që zyrtarë të Dhomave të Specializuara të vijnë në zyrat e OVL-UÇK-së për të marrë dosjet e pranuara mbrëmë nga kjo organizatë, që janë dokumente të Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka thënë se këto dosje nuk do ua dorëzojnë atyre pa praninë e gjykatës apo Policisë së Kosovës.
Ndërkohë Organizata për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka autorizuar avokatin Tomë Gashi ta përfaqësojë organizatën në Polici, Prokurori e Gjykatë.
Siç është bërë e ditur, avokati do t’i përfaqësojë dhe mbrojë anëtarët e Kryesisë së OVL-UÇK-së në të gjitha institucionet përkatëse.
Edhe
Hysni Gucati sot paraqitet në Speciale
Organizata thotë se ky autorizim vlen deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës së OVL të UÇK-së.
