Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë të martën se për herën e tretë ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale.
Në një konferencë për media, kreu i saj, Hysni Gucati ka thënë se në dokumentet e pranuara ka figura të ndryshme të përmendura, “për të cilat ne s’jemi të autorizuar t’i përmendim”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, në dokumentet e reja flitet për ngritje të aktakuzave.
Nënkryetari Nasim Haradinaj, ka thënë se në dokumente është një draft-aktakuzë ish-figura udhëheqëse të UÇK-së.
Ai ka thënë se në dosjet e sjella janë të përmendura numër i madh i vendeve në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se nga personi që i ka sjellë dosjet është lënë porosi se tashmë do të sjellë CD.