Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar se shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë tutje thuhet se ky vendim shpërfill edhe parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve.
“Vendimi gjithashtu minon përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet më tej në njoftim.
Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, një ditë pasi u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Vendimi është marrë me 5 vota për.
Edhe
Lufta për pushtet në KPK
Në vendin e tij është emëruar prokurori Agron Qalaj.
Kelmendi dje u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut. Ai demantoi raportimet se ka qenë bashkëpunëtor i gjyqtares hetuese të rastit të Reçakut, Danica Marinkoviq.
-
Bajraktari: Dorëheqja e Kelmendit në kohën kur fillon reforma në KPK, lë për të dyshuar
-
Kelmendit i aprovohet kërkesa nga KPK-ja për lirim nga pozita, Qalaj caktohet u.d. i kryeprokurorit të shtetit
-
KPK-ja diskuton me dyer të mbyllura për vendimin e Supremes për Kelmendin
-
Supremja konstaton se shkarkimi i u.d. të kryeprokurorit Kelmendi ishte arbitrar dhe i kundërligjshëm