Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra e Avokatit të Popullit do të dalë me raport mbi rastin Makolli

Vdekjet në burgje çdo herë merren si të dyshimta, kjo për shkak të rrethanave në të cilat bëhet ajo.

Këtë për “Rubikon” të KTV-së e tha drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shala thotë se rasti Dehari e Makolli nuk kanë ndonjë ndërlidhje.

Sipas tij, nëse do t'i ndodhte Makollit diçka brenda 24 orëve atëherë do të mund të zgjonte dyshime.

"Nuk do ta ndërlidhja rastin e Naser Makollit me Astrit Deharin, ndryshe është nëse do t'i ndodhte diçka brenda 24 orëve. Ai deri tash, pas 5 muajve, e ka dhënë deklaratën e tij", ka thënë ai.

Shala thotë se gjendja në burgjet e Kosovës është shumë më e mirë se sa ajo në rajon.

E përballë tij, Shqipe Ibraj Mala, zëvendës avokate e popullit, thotë se krahasimin nuk do ta bënte në nivel rajoni.

Sipas saj, Kosova gjendet në nivel me shumë vende evropiane.

Tutje, ajo bëri të ditur se Zyra e Avokatit të Popullit do të dalë edhe me një raport mbi rastin Makollin.