Naser Makollit iu kishte ofruar ndihma e kërkuar në qendrën e shërbimit korrektues.
U.d i drejtorit të burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj në Rubikon të KTV-së shpjegoi detajisht se çka ndodhi prej momentin qe u bë e ditur vdekja e Makollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Zogajt, iniciativa e Ministrisë së Drejtësisë, e cila caktoi inspektoratin për hetimin e rastit, u bë për të sqaruar më thellësisht rastin.
"Për t’u ndriçuar rasti më mirë, ministrja e Drejtësisë e ka caktuar inspektoratin që është në kuadër të Ministrisë dhe rezultatet kanë dal që janë respektuar të gjitha procedurat", ka thënë ai.
Me kërkesën e Makollit ishte bërë transferi i tij në burgun e Prizrenit. Zogaj thotë se kjo është bëtë në baza humanitare.
"Me kërkesën e Makollit unë e kam transferuar, si duket është familje e varfër, kërkesa ka qenë që ta transferojmë thjesht për çështje humanitare", ka thënë ai.
Çfarë thotë u.d. drejtori i burgjeve të Kosovës... by kohanet