Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZPS-ja heq nga lista 12 dëshmitarë, deklaratat e tetë të tjerëve do t’i dorëzojë me shkrim

Hashim Thaci Rexhep Selimi Kadri Veseli Jakup Krasniqi

Foto-Ilustrim: KOHA

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar të premten se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Këtë njoftim e ka bërë përmes një parashkrimi ashtu siç ishte bërë e ditur në njërën prej konferencave mbi ecurinë e çështjes në këtë rast duke shtuar se deklarata e tetë dëshmitarëve të tjerë do t’i dorëzojë me shkrim në vend të dëshmive në gjykatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka pasur edhe raste të tjera kur ZPS-ja ka treguar se nuk do të mbështetet në dëshminë e disa dëshmitarëve e po shumë të tjera i ka dorëzuar me shkrim.

Afati që prokuroria ta përfundojë çështjen në këtë rast është deri në prill të 2025-s.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi