Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zona ekonomike për joshjen e investitorëve amerikanë

Foto: Koha / ilustrim

Përgatitjet për vënien në funksion të zonës ekonomike amerikane në Kosovë janë duke vazhduar, bëjnë të ditur përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. Lehtësirat ekonomike dhe infrastruktura që do të ketë kjo zonë ekonomike konsiderohet se do të tërheq investime amerikane në vend.

Në qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës pati miratuar formimin e Zonës së veçantë ekonomike amerikane, e cila ishte vendosur të jetë në Komunën e Gjakovës.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha se janë duke punuar në vënien sa me të shpejtë në funksion të zonës ekonomike amerikane.

Infrastruktura për këtë zonë ekonomike amerikane, shton Shatri, është në përgatitje e sipër.

“Janë duke u bërë angazhime për funksionalizmin e zonës ekonomike amerikane. Sa i përket qeverisë janë duke u bërë diskutime që autostrada e re ajo e Dukagjinit t'i mundësojë qasje zonës ekonomike amerikane në këtë rrugë. Ministria e Infrastrukturës e ka marrë parasysh si obligim që t’i mundësojë qasje të përshtatshme në autostradë zonës ekonomike amerikane”, thotë Shatri.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Artikuj të ngjashëm