Anëtari i PDK-së Bislim Zogaj do t’i qëndrojë besnik premtimit të tij se nuk e mbështet kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të komunës së Drenasit.
Ai rikonfirmoi sot për KosovaPress se mbështet listën e PDK-së me kandidatë për asamblistë por jo edhe kandidatin për kryetar.
“Mendoj se kandidati që ka caktuar PDK-ja për kryetar nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve të Drenasit”, tha Zogaj.
Zogaj tha se do ta përkrahte secilin kandidat që do ta kishte caktuar dega e PDK-së në Drenas por jo edhe Ramiz Lladrovcin.
Artikuj të ngjashëm
-
Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit
-
Lladrovci kërkon përfshirjen e Limajt, Jahjagës, Selimit e Mustafës në listën e PDK-së
-
Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK
-
Hamza: Askush s’e ka përjashtuar Lladrovcin
-
Lladrovci e përshëndet dorëheqjen e Krasniqit: Të jesh lider i PDK-së do të thotë të jesh përbashkues