Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A po rrezikohet karrigia e kryetarit aktual të Drenasit

PDK-ja e Kadri Veselit do të përballet përsëri me një situatë të vështirë si në zgjedhjet e kaluara në bastionin e tyre në Drenas.

Kundër kryetarit aktual të komunës, kanë dalë dy bashkëpartiakë, Naim Bazaj dhe Bislim Zogaj, të cilët kanë thënë se nuk do ta përkrahin kandidimin e Ramiz Lladrovcit edhe për një mandat në krye të Drenasit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moszgjedhja e Bislim Zogajt dhe Naim Bazajt si deputetë të Kuvendit të Kosovës po ia rrezikon karrigen e të parit kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Gatishmërinë për të marrë këtë pozitë e kanë shprehur të dy këta bashkëpartiakë të Lladrovcit.

Madje, të dytë janë kundër ri-kandidimit të tij për kryetar.

Derisa Naim Bazaj ka thënë se është i gatshëm të dalë si kandidat i pavarur nëse nuk kandidohet nga partia për kryetar, Bislim Zogaj ka thënë se nuk do ta mbështesë Ramiz Lladrovcin për kryetar.

Ai thotë se Lladrovci nuk e gëzon mbështetjen e anëtarësisë se PDK-së në Drenas.

Zogaj tashmë është i vendosur që është koha ai të marrë në dorë udhëheqjen e qytetit.

Naim Bazaj, i cili nuk ka dashur të flasë për KTV-në, kishte garuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në dhjetor të 2016-ës në Drenas, por pas presionit nga partia, kishte vendosur ta tërheqë kandidaturën e tij.

Ndërkaq, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë shkurt se çfarëdo vendimi që do të marrë kryetari Kadri Veseli, ai do të pajtohet.