Përgjegjësi i zjarrfikësve në komunën e Drenasit, Afrim Gjeli, ka thënë se zjarri që ka përfshirë fabrikën për përpunim të plastikës në Drenas ende nuk është lokalizuar.
Në një lidhje direkte për “60 Minuta” të KTV-së, Gjeli ka thënë se zjarri është nën kontroll të plotë dhe nuk ka mundësi të ketë përhapje të tij.
Ai ka shtuar se në 20 vjetët e fundit, ky ka qenë zjarri i përmasave më të mëdha, për të cilin ka operuar për ta shuar.
“Ende ekipet e zjarrfikësve po e bën lokalizimin e zjarrit pasi zjarri ka qenë i përmasave të mëdha. Aktualisht situate është në kontroll, ekipi i zjarrfikësve ende po e bën lokalizimin e zjarrit në atë pjesë, i cili është i vogël në brendi të objekteve. Që nga ora 11:00 e ditës së djeshme, deri më tani operacioni është duke vazhduar. E konsideroj gati si të përfunduar aksionin, nuk ka mundësi të përhapet zjarri pasi është nën kontroll të plotë”, ka thëë ai.
Gjeli ka shtuar se në operacionin për ta lokalizuar këtë zjarr kanë marrë pjesë mbi 20 zjarrfikës.
“Mbi 20 zjarrfikës kanë qenë pjesëmarrës. Njësia profesionale e zjarrfikësve të Drenasit ka gjithsej 17 zjarrfikës, aktualisht janë 4 zjarrfikës në operacion, ato shkojnë me ndërrime. Që 20 vjet përvojë pune, deri më tani ka qenë zjarri më i madh që kemi intervenuar ne. Kushtet atmosferike, kur filloi dikur të binte shi ishte në favorin tonë. Kemi pasur disa vështirësi për furnizim me ujë. KFOR-i ka ardhur në ndihmë me një automjet. Prishtina, Rahoveci, Lipjanit, Skenderaj, Malisheva Drenasi, diku rreth 5 ekipe të komunave tjera kanë marrë pjesë në operacion”, është shprehur ai.

-
Vihet nën kontroll zjarri në Drenas, dëmet vlerësohen rreth 10 milionë euro
-
Shumë kërkesa për kompensim nga vërshimet, Drenasi nis sanimin e infrastrukturës
-
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë
-
Gruda: Në Drenas gjatë ditës u evakuuan 20 familje
-
KEDS-i rikthen në funksion nënstacionin në Drenas, disa trafo-stacione ende të shkyqura