Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Vihet nën kontroll zjarri në Drenas, dëmet vlerësohen rreth 10 milionë euro

Fabrika e plastikes brenda Parkut të Biznesit në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit u dogj e tëra nga një zjarr i madh që e kaploi. Pas shumë orësh përpjekjeje, zjarrfikësit e kanë vënë nën kontroll zjarrin që kaploi këtë fabrikë dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale. Por ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.

Tri fabrika të kompanisë “Plastika” janë përfshirë nga flakët rreth orës 10 e 30 të paradites në Parkun Industrial në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve nga Drenasi, Prishtina, Skenderaj e Lipjani.

Ndonëse zjarri nuk është ndalur, shefi i operacionit për shuarjen e tij, Afrim Gjeli, ka thënë gjatë pasdites se nuk ka rrezik më për përhapjeje të mëtejshme.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës ka kërkuar ndihmë edhe nga KFOR-i, e në vendngjarje është vërejtur KFOR-i slloven.

Tymi nga Fabrikat është vërejtur gjatë ditës prej fshatit Vragoli të Fushë- Kosovës.

Edhe Zjarri në fabrikën në Drenas nën kontroll, por ende s’është shuar Arbëri Zjarri në fabrikën në Drenas nën kontroll, por ende s’është shuar

Nga kompania “Plastika” kanë thënë për KOHËN se dëmi i shkaktuar është mbi 10 milion euro.

Zjarrfikës me të cilët ka pasur kontakt redaksia kanë thënë se rryma mund të jetë shkaktar i zjarrit, porse vetëm hetimi pas shuarjes së zjarrit mund ta saktësojë shkakun e zjarrit.