Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarrfikësit intervenojnë në fasadën e Shtëpisë së Evropës

Ekipet e zjarrfikësve po intervenojnë në fasadën e objektit ku gjendet Shtëpia e Evropës në kryeqytet. Copa të fasadave që mund të bien po hiqen, për shkak të sigurisë për kalimtarët që qarkullojnë në atë zonë.

Intervenimin e konfirmoi për KOHËN ndihmëskomandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Image

“Po, ekipet janë vendin e ngjarjes duke eliminuar rrezikun për kalimtarët”, tha ai.

“Pas reshjeve të mëdha ditëve të fundit, nga kulmi i objektit Europe House Kosovo kanë filluar të binë copa të mëdha të betonit e fasadës. Kjo shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe njëkohësisht për kalimtarët e rastit. Morëm menjëherë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejtë. Policia Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar që kalimtarët të jetë e sigurt”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës në Facebook.

Kjo s’është hera e parë kur zjarrfikësit intervenojnë në objektet që paraqesin rrezik për banorët.