Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit 3-ditor në zonën e Peshtanit, në Fier.
Gjatë mesditës të së dielës flakët kanë dalë jashtë kontrollit, edhe për shkak të temperaturave të larta, duke e pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve në rrugë tokësore. Për shuarjen e flakëve si dhe evitimin e riaktivizimit të vatrave të tjera të zjarrit në zonën e pyllëzuar është nevojitur ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterit Cougar.
Shefi i shërbimit të zjarrfikëses në Bashkinë Fier, Zija Hyka, për të parandaluar përhapjen e flakëve ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.
Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë Fier, Ylli Skënderaj, ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këto ditë të nxehta vere në drejtim të djegies së mbeturinave dhe tokave bujqësore.
-
Shqipëria aktivizon njësitet emergjente për shuarjen e zjarreve
-
Në zjarrin fushor në Torinë të Lipjanit u dogjën një objekt, tri stalla e dy makina të korrjes
-
Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive
-
Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona
-
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren