Zjarreve të verës nuk i ka shpëtuar as Shqipëria. Dhjetë vatra të tilla janë shuar në territorin e Shqipërisë në 24 orët e fundit nga forcat emergjente civile të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura.
100 efektivë të Forcave të Armatosura, katër mjete dhe helikopteri janë angazhuar në këto orë për shuarjen e zjarreve, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi ka theksuar se situata po monitorohet vazhdimisht pasi ekziston rreziku që mbeturinat të vazhdojnë të digjen.
“Po shkon drejt shuarjes përfundimtare zjarri në malin e Shpiragut, ku 100 trupa dhe helikopteri Cougar i Forcave i Armatosura janë angazhuar maksimalisht prej dy ditësh për neutralizimin e plotë të flakëve. Është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe”, ka njoftuar ai.
Peleshi ka thënë tutje se një zjarr në fshatin Theth është riaktivizuar.
“Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina, është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit”, ka deklaruar ministri.

-
34 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 17 ende aktive
-
Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive
-
21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim
-
38 vatra zjarri të raportuara në Shqipëri, zjarre edhe në Ulqin
-
Shqipëria vazhdon të përballet me problemet e vërshimeve